E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, muze në kushtet e shtëpisë

PERMET- Një muze në kushtet e shtëpisë. është kjo historia e Kristaq Cullufës një banor i zakonshëm i qytetit të Përmetit, por që mbart vlera të jashtëzakonshme nga historia në banesën e tij private.
Me objekte të vjetra , të cilat i ka grumbulluar në vite dhe i ka radhitur estetikisht në një nga dhomat e shtëpisë së tij , ai ka krijuar një muze kushtuar traditës dhe historisë së popullit shqiptar.

“Kam 10 vjet që jam marrë me këtë punë dhe arsyeja është se kur pashë që në fshtatrat tona vinin të huaj dhe donin si e si të shihnin gjëra të vjetëra dhe atëherë më lindi ideja të grumbulloj vetë këto gjëra. Me këtë rast tregoj dhe kulturën e familjes time, të fshatit tim, të qytetit tim dhe të Shqipërisë, me sa kam mundësi. ” tregon Kristaqi.
“më të shumtat i kam gjetur në fshatin tim, i kam gjetur të flakura nëpër plehra dhe shumë të tjera i kam gjetur teksa njerzit i shpinin ëpr ti shkrirë për hekur ose për bakër. Kur vi nga puna unë rri të paktën 2 orë këtu . Kjo është një clodhje për mua, kjo është klënaqësia ime shpirtërore.” shprehet kristaqi.

Sapo i sheh objektet e ndryshme qindra vjecare të vjen në kujtesë melankolinë e viteve të shkuara për një popull të tërë.
Duke krijuar këtë traditë në banesën e tij, personazhit tonë i bashkohet dhe mirëkuptimi i bashkëqytetarëve të cilët herë pas here nuk ngurojnë tja japin objektet e vecanta që trashëgojnë për ti bërë pjesë të minimuzeut. Ndërsa të huajt mjaftohen me fotografi pa fund të objekteve të rralla nga historia e Shqipërisë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›