E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: LSI dhe PD, sjellje të padenjë



Kryetari i Forumit Rinor të PDS-së, Florian Pullazi, dënoi dje sjelljen e këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së së Tiranës. “Sjella dhe fjalori banal që përdorën të ashtuquajturit përfaqësues të popullit në “Parlamentin e Tiranës” shfaqi dhe një herë tjetër joqytetarinë dhe papërgjegjshmërinë e tyre. Në një kohë që kryeqytetit i nevojiten aq shumë investimet, ato bllokohen në mënyrë të qëllimshme për interesa personale të disa individëve që nuk kanë në interesin e tyre kthimin e këtij metropoli në një qytet me standarde bashkëkohore”, – tha Pullazi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›