Moti, temperatura të ulëta, mungon kripa dhe skoria për ngricat
TIRANË- Gjithë vendi është mbërthyer nga temperaturat e ulëta, ndërsa problem mbetet akulli dhe ngrica. Janë rikthyer reshjet e deborës në zonat e thella malore në Kukës, ku problematike është mungesa e energjisë elektrike prej disa ditësh në komunat e bllokuara Kalisht, Grykë-Çajë, Arren, Zapod dhe Topojan, si pasojë e rrjetit të amortizuar, si dhe në disa fshatra të thella të komunës Surrojë dhe Malzi.
Problematike situata në disa akse. Një pjesë e segmentit Kukës-Shishtavec është i bllokuar, me deborën që arrin deri në një metër trashësi, c’ka vështirëson ndëhyrjen e borë pastrueses.
Raportohet se ka presencë të theksuar akulli në akset Kukës-Krumë, Kukës-Bushtricë, Qafë Mali-Bajram Curri, si dhe në aksin Morinë-Kukës-Tunel i Kalimashit, ku policia nuk lejon kalimin e mjeteve pa zinxhirë.
Situatë disi më e qetë në qarkun e Dibrës, ku raportohen probleme në qarkullimin rrugor vetëm në disa fshatra të komunave Lurë, Kala e Dodës, Sllovë, Ostren dhe Trebishtë, Macukull dhe Xibër, si pasojë e ngricave dhe akullit. Ndërkaq disa fshatra në qarkun e Dibres janë pa energji elektrike.
Në Korcë të gjitha rrugët nacionale të hapura, kalohet pa zinxhirë. Lekasi i bllokuar dhe zona e Mokrës me zinxhirë kalohet vetëm në zonën turistike të Dardhës.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkodër, akset nacionale të kalueshme Vlorë, policia forcon kontrollin në Qafë Llogora