Elbasan, tenton vetëhelmimin studentja
ELBASAN - Tenton të vetëhelmohet pasi familja nuk pranonte që ajo fejohej me djalin që donte. Ky dyshohet të jetë shkaku i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Sipas policisë, 19-vjeçarja E.S., studente në Universitetin e Elbasanit kishte konsumuar lëndë vdekjeprurëse, “Rogor”, i cili përdoret si pesticid. Familjarët e gjetën në dhomën e saj në gjendje të rëndë. Ata e transportuan në spital, ku pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve ajo e kaloi rrezikun për jetën. Pasi mjekët konstatuan tentativën e vetëhelmimit, ata sinjalizuan policinë. Kjo e fundit mbërriti në vend dhe morën në pyetje familjarët. Ata fillimisht kanë ngritur supet, por pas hetimit, rezultoi se viktima kishte pasur konflikt në familje për një fejesë të refuzuar. Ndaj 19- vjeçares u ngrit akuza e shkaktimit të vetëvrasjes. a.k