E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, tkurrje krimi nga një vit më parë

Krimi në Elbasan shënon tkurrje. Analiza vjetore e policisë ka nxjerrë në pah uljen e veprave penale, krahasuar me një vit më parë. 788 krime kanë ndodhur në Elbasan, ose 89 më pak se viti 2010. Gjatë këtij viti, Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka zbuluar edhe 3 ngjarje të vjetra që janë: vjedhja me armë e ndodhur në vitin 2004, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”; vjedhja me dhunë e ndodhur në vitin 2008, në lagjen “28 Nëntori”, dhe vjedhja me armë e ndodhur në vitin 2010, në lagjen “11 Nëntori”. Sa i përket krimit kundër personit, janë regjistruar 32 vepra penale e janë zbuluar 30 prej tyre. Mes tyre përmenden vrasjet me dashje, vrasjet në rrethana të tjera cilësuese, e vrasje të foshnjës. Këto ditë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan e ka përqendruar vëmendjen në festat e fundvitit, duke hartuar një plan të organizuar veprimi për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. F.Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›