E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, tre në pranga për mashtrim

 Policia bëri të ditur se janë arrestuar shtetasit me iniciale Y. Cullhai dhe A. Panxhi me banim në fshatin Gjinar të Komunës me të njëjtin emër.

Këta shtetas në bashkëpinim me njëri tjetrin gjatë një konflikti të çastit janë goditur me njëri tjetrin me sende të forta. Mësohet se dy shtetasit pasi kanë marrë ndihmën në spitalin kirurgjik janë ndaluar nga Policia".  Po sot, Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale A. Jaçe, person i shpallur në kërkim, me banim në Korçë.

Ky shtetas në muajin dhjetor të një viti më parë, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetasit me iniciale I.P, 30 vjeç, banues në Librazhd, 3000 euro në këmbim të një vize për t’u  punësuar në Angli, para të cilat ende nuk ia ka kthyer. Ndaj tre shtetasve rëndojnë akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mashtrim”. /Start/

                                                                                             2011-09-26 16:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›