Ekzekutohet Arjan Selimi

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, kur një breshëri automatiku i ka marrë jetën të akuzuarit për trafik droge. Mësohet se 19-vjeçari Klevis Tola ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.
Arjan Selimi, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar, sapo ka dalë nga pallati ku jetonte në rrugën "Babë Rexha". Trupi i 37-vjeçarit u gjet i pajetë poshtë një pallati 8-katësh, ndërsa dëshmitarët pohojnë se janë dëgjuar disa të shtëna armësh.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve të krimit dhe shkaqeve të tij, të cilat mbeten ende të paqarta.
Arjan Selimi njihet edhe si i fejuari i regjisores dhe show girl-it shqiptare, Inis Gjoni, e cila është disa muajsh shtatzënë.
I arrestuar në vitin 2005 gjatë një operacioni të koduar "Kompast", 37-vjeçari akuzohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në vitin 2008, Gjykata për Krime të Rënda e dënoi me 16 vjet heqje liri, por ai kërkoi rishqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.
Më 9 maj 2011, Gjykata e Lartë e riktheu për rigjykim dosjen në ngarkim të Arjan Selimit, ndërsa më 16 shtator të po këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda i hoqi atij masën e sigurisë për tejkalim të afateve të paraburgimit, duke vazhduar procesin në ngarkim të tij, në gjendje të lirë.
/Start/E. B/
2011-09-26 20:07