E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë shkarkimesh në burgun e Fushë Krujës

Vendimi vjen vetëm pak ditë pas tentativës për arritjes të disa të burgosurve me rrezikshmëri të lartë.

Kështu, nga vendimi i Drejtorisë së Burgjeve, kanë lënë detyrën drejtori i burgut, Shkëlqim Kalemi, shefi i sigurisë së burgut, Edmond Alimadhi, komisari Kujtim Lushaj, nënkomisari Hasan Ajazi dhe disa inspektorë të burgut.

Disa ditë më parë, katër të burgosur, tre prej të cilëve me burgim të përjetshëm, tentuan të arratisen nga burgu, por u pikasën në momentin e fundit nga rojet e sigurisë. Ata kishin prerë hekura me materiale të forta. /Start/

                                                                                             2011-09-27 08:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›