E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lufta" me matufet

Nga Shkelzen Maliqi

Degradimi i Akademise - Deklarata me e cuditshme dhe me pompoze per Enciklopedine e Maqedonise ka qene ajo e Ali Ahmetit ne Klan Kosova. Ai tha hic me pak se akademiket maqedonas "e kane prishur armepushimin". Te nesermen, Ahmeti i hengri fjalet e veta per vazhdimin e luftes, sepse ben pjese ne Qeverine e Maqedonise dhe, ne te vertete, as qe e kishte ndermend ta prishe edhe ai armepushimin. Ishte vetem nje acarim retorik i tij i castit, ne gjithe ate zhurme qe eshte bere rreth enciklopedise qe shqiptaret i trajton ne menyre te shtremberuar dhe fyese.

Sa i perket akademikeve maqedonas, do te ishte befasi nese enciklopedia e tyre do te ishte ndryshe. Ajo qe u rishfaq serish ne kete enciklopedi eshte qendrimi zyrtar i nacionalizmit maqedonas (i misheruar ne shume aspekte me institucionet shteterore, ato publike dhe shumicen e mediave) per ceshtjen shqiptare dhe per vendin dhe rolin prej pakices qe, sipas tyre, do te duhej ta kishin shqiptaret ne Maqedonine si shtet i maqedonasve.

Duke qene te gjitha te sternjohura, ku perfshihet edhe neglizhenca dhe reagimet e vonuara te faktorit shqiptar, i cili gjithnje tregohet sa i manipuluar po aq edhe i korruptuar, nuk do te ndalem shume ne ate per cka tani reagohet ashper, deri edhe te kercenimi retorik i Ahmetit, por ne dicka qe mua me duket esenciale: eshte ceshtja e degradimit te plote te nje koncepti te Akademise se Shkencave dhe Arteve, ku kesaj ngrehine i paracaktohej pozita e nje superstrukture intelektuale dhe roli i kulmit te dijeve, te identitetit dhe te se vertetes te nje kombi. Akademite ende paramendohen si maja e autoritetit dhe objektivitetit shkencor dhe te dijeve dhe krijimeve me te avancuara dhe me cilesore. Konceptohen si nje oborr i dijetareve kulmore ne nje "monarki te dijeve". Fillimisht, madje, edhe jane themeluar si "akademi mbreterore". Dituria e kuptuar si fuqi dhe pushtet eshte bere partner i pushtetit, i monarkive ne fillimet, e pastaj edhe i cdo sistemi qe bazohej ne hierarkine e pushteteve (politike, ekonomike, te dijeve, te klerit etj.).

Ky koncept i monarkise se dijeve, sot eshte zbehur dhe ka shume vende demokratike ku cdo qytet o krahine i ka nje ose edhe me shume akademi, qe ne te vertete me shume punojne si institute kerkimore, shkencore ose te letrave dhe arteve, pa pretendime qe te behen kulmi i dijeve dhe i te vertetave te fundit.

Akademite ne vendet ballkanike ende pretendojne qe te luajne rolin e pushtetit te dijeve, por duke filluar nga akademia serbe, tani edhe e maqedoneve, e nuk jane larg edhe te tjerat, ato e kane degraduar dhe komprometuar totalisht veten, keshtu qe nuk duhet te merren me me seriozitet si "prodhuese" dhe "verifikuese" te te vertetave te fundit.

Akademia serbe ka hartuar projekte qe pastaj shteti i ka pervetesuar si programe te lufterave. Ka pak gjasa qe kjo te ndodhe edhe ne Maqedoni. Ne kete aspekt pretendimet e akademikeve matufe maqedonas jane me shume per te qeshur, dhe jo per t'ua shpallur "luften".

Kapiteni leshon i pari anijen ne fundosje - Kriza e paralajmeruar e RTK-se eshte pershpejtuar me doreheqjen Drejtorit Gjeneral. Agim Zatriqi zgjodhi momentin me te papershtatshem, ne prag te zgjedhjeve lokale, per ikje te parevokueshme. E xhindosen me ne fund presionet politike, mosgatishmeria qe te zgjidhet ceshtja e financimit dhe ndalesa nga ana e Komisionit te Pavarur te Mediave qe RTK te transmetoje reklama ne mengjes dhe ne mbremje (kohet me atraktive per reklama!). Ky favorizim i televizioneve private do t'u hakmerret atyre faktoreve politike qe synojne kontrollin mbi RTK-ne, sepse me keto kondita qe jane krijuar, RTK me pare do te behet kufome e gjalle e degraduar ne nje servis steril shteteror. Veshtire se do te kete ate ndikim qe e ka sot. Edhe Bordi dhe Drejtori i ri Gjeneral, zgjedhja e te cileve mbase do te pershpejtohet tani, do ta kene detyren e veshtire qe te rianimojne kufomen pas ketij degradimi drastik qe e denon RTK-ne ne ulje te shikueshmerise deri ne irelevance te plote.

Rama, sfida e radhes per Berishen - Pas zgjedhjeve te 28 qershorit, Edi Rama ishte perqendruar ne sigurimin e pushtetit te plote mbi PS-ne, duke sfiduar statutin e partise qe kerkonte te jape doreheqje pas humbjes ne zgjedhje. Por, ai humbjen e ktheu ne fitore, duke ia siguruar vetes nje mandat te ri per betejat e ardhshme me Sali Berishen. Rama do te provoje qe ta shkurtoje mandatin e dyte te Sali Berishes, ose te pergatite transformimin e plote te PS-se dhe nje strategji fituese per vitin 2013. Shumekush i ka nencmuar aftesite e Edi Rames, por ai tani e ka mandatin e te majtes, qe te pergatise sfiden e radhes per Sali Berishen. Rama startin nuk e ka te pashprese. Eshte ne krye te partise me te madhe ne Shqiperi, dhe njekohesisht e ka pushtetin ne Kryeqytet deri ne vitin 2011. Si edhe Berisha ne opozite, edhe Rama e ka ate vullnetin qe disa e quajne prej "psikopati", qe te behet Kryeminister i radhes. Vetem se Sali Berisha eshte bere teper dinak dhe meson shume, keshtu qe nuk do te dorezohet aq lehte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›