E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat në Kopenhagë rrezikojnë të dështojnë

Udhëheqësit
botërorë kanë shprehur shqetësimin se takimi global mbi klimën që po zhvillohet
në Kopenhagë rrezikohet të dështojë. Ata nënvizuan dallimet e thella mes
vendeve të pasura dhe atyre të varfra në diskutimet se kujt i takon
përgjegjësia për uljen e nivelit të ndotjes së atmosferës dhe kush do të
përballojë koston e këtyre masave. Presidenti
francez Nikolas Sarkozy paralajmëroi sot për rrezikun e një katastrofe
politike, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tha se do të ishte më mirë që
Uashingtoni të tërhiqej nesër nga takimi për klimën, se sa të nënshkruante një
traktat të keq. Bashkimi
Evropian u bëri thirrje të gjitha vendeve të kapërcejnë kufijtë e pranueshëm
prej tyre për të arritur një marrëveshje në konferencën e OKB-së. Mbi 100
krerë shtetesh, përfshirë Presidentin amerikan Barak Obama mblidhen nesër në
Kopenhagë për një takim një ditor. Në
përpjekje për të rigjallëruar negociatat, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton
tha sot se Uashingtoni do të ndihmojnë për të krijuar një fond vjetor prej 100
miliardë dollarësh që të mbështesë përpjekjet e vendeve të varfra për të
luftuar ndryshimet klimatike.//rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›