E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vdes i sëmuri mendor pas një grindjeje në spital

Grindja me një pacient tjetër ka bërë që një 45-vjeçar i sëmurë mendor të gjejë vdekjen në spitalin psikiatrik të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së djeshme në një dhomë të pavijonit numër pesë të spitalit psikiatrik “Sadik Dinci” të Elbasanit. Burime nga policia e Elbasanit bënë të ditur se një grup pacientësh të sëmurë mendorë janë grindur me njëri-tjetrin, ku për pasojë ka gjetur vdekjen 45-vjeçari Saimir Kraja nga Shkodra, i cili kishte pesë vjet që ishte i shtruar në këtë spital. Kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, si dhe janë marrë në pyetje mjekë dhe infermierë. Ndërkohë një përfundim i saktë në lidhje me vdekjen e 45-vjeçarit do të dalë pas mbarimit të plotë të hetimeve

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›