E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga 22-vjeçari, akuzohej për vjedhje

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për vjedhje. Në prangat e uniformave blu ka rënë Gëzim Disha. Policia kishte marrë informacion se 22-vjeçari ndodhej i fshehur në banesën e një të afërmi të tij dhe ka organizuar një operacion në mëngjesin e ditës së djeshme për ta arrestuar atë. Sipas burimeve të policisë, 22-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Në datën 3 dhjetor Disha ka vjedhur një dyqan në komunën Steblevë të rrethit të Librazhdit ku edhe banonte. Nga policia u arrit që të identifikohej autori dhe të vihet në pranga ditën e djeshme.

Elbasan, plagoset 31-vjeçari, sulmohet me sëpatë

Një 31-vjeçar është plagosur rëndë si pasojë e një sherri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Sipas burimeve të policisë, dy shtetas me banim në fshatin Rrenas, komuna Grekan të rrethit të Elbasanit janë grindur me njër-tjetrin me mjete të forta. Xhevahir Arapi dhe Sokol Mancja kanë qenë duke debatuar. Duket se situata është përkeqësuar dhe ata kanë filluar që të konfrontohen fizikisht. Më pas 35-vjeçari Mancja ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij. Nga goditja janë shkaktuar plagë të rënda në trupin e tij. Ndaj tij është dhënë ndihma e parë duke e transportuar në spital. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia e cila ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Uniformat blu kanë vënë në pranga agresorin, i cili pritet të dalë përpara drejtësisë për këtë vepër penale të kryer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›