E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret kusheririn per kulloten

Nje vrasje ka tronditur dje Vloren, ku nje person ka vrare me arme kusheririn e tij. Sipas burimeve te policise rajonale te Vlores mesohet se vrasja ka ndodhur ne fshatin Armen, ne afersi te Vlores dhe se kushurinjete mesohet se kane pasur nje debat per kulloten pak para vrasjes. Burimet bejne te ditur se autori i krimit eshte Luan Haxhiraj, 61 vjec dhe se viktima eshte Rezi Haxhiraj, 54 vjec. Burimet bejne te ditur se Reziu eshte qelluar me cifte pasi gjedhet e tij hyne ne token e Luanit, ndersa ky I fundit nuk ka nguruar te qelloje mbi 54 vjecarin duke e lene te vdekur ne vend. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere blute e qytetit bregdetar dhe po heton per rrethanat e ketij krimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›