Elbasan vetevaret 53-vjecari babai i tre femijeve

Një 53 vjeçar është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurë të komunës Qukës në rrethin e Librazhdit.
Burime të Policisë lokale thanë se " 53 vjeçari Shefqet Muça me banim në Librazhd, babai i tre fëmijëve, është gjetur i vetëvarur në një degë peme, ndërsa ka përdorur si litar një kabell elektrik".
Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes pasi ka marrë në pyetje të afërmit ka konstatuar se 53 vjeçari është vetëvarur në kushte depresive, pasi prej muajsh ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe që nga ai moment gjendja e tij mendore ishte e ç'ekuilibruar.
Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e vetëvarjes.