E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vetëvaret me telin e hekurit 47-vjeçari

 

ELBASAN - Një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së enjtes në fshatin Shushicë të Elbasanit. Sipas policisë, Selim Tereziu, është gjetur i vetëvarur nga ana e familjarëve të tij në njërën nga dhomat e shtëpisë. Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje, por policia bëri të ditur se është duke hetuar. Në bazë të dëshmisë së dhënë nga familjarët e viktimës rezultoi se 47–vjeçari prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresive. Fillimisht policia e Elbasanit porsa ka marrë informacionin paraprak dyshoi se mos kishte të bënte me një vrasje, por me të mbërritur në vendngjarje është saktësuar se 47-vjeçari ishte vetëvarur me telin e hekurit të rrobave. Grupi hetimor i cili ka këqyrur vendin e ngjarjes konkludoi paraprakisht se viktima ka humbur jetën si pasojë e vetëvarjes dhe se në trupin e tij nuk është gjetur asnjë shenjë dhune. Gjithsesi, pritet të dokumentohet ngjarja, e cila momentalisht është shënuar si vetëvarje. Ngjarja sipas deponimeve të familjarëve ka ndodhur pasi të gjithë pjesëtarët kishin konsumuar edhe darkën. Viktima ishte futur në dhomën e tij rreth orës 24:00 dhe aty kishte kryer edhe aktin e vetëflijimit. Ai është gjetur disa minuta më pas nga të afërmit e tij, por tentativa e tyre për t’i dhënë ndihmën e parë e për ta çuar në spital ka rezultuar e kotë pasi i ndjeri kishte dhënë shpirt pak minuta para se të zbulohej trupi i tij. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›