E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i riu, i vodhi portofolin kalimtares

 

TIRANE- Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi i ka vjedhur portofolin një kalimtareje në qendër të kryeqytetit. Policia e Komisariatit nr. 2 ka realizuar dje arrestimin në flagrancë të Fatmir Bilalit, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz të Tiranës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se Bilali mëngjesin e djeshëm, në bulevardin “Bajram Curri”, në afërsi të pallateve “Agimi” i ka rrëmbyer një gruaje portofolin, në momentin që ajo sapo kishte dalë nga një dyqan. Ajo ka kërkuar ndihmë dhe kalimtarët e tjerë kanë reaguar duke lajmëruar policinë. Patrulla më e afërt e policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të ndalojë autorin brenda pak minutash. Sipas policisë, 25-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale portofoli, brenda të cilit ndodhej shuma e parave prej 20 mijë lekësh të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›