E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Orikum, zona mbulohet me tym

 

VLORE - Orikumi është mbuluar nga një re e madhe tymi për shkak të një zjarri që ra dje mbasdite. Dy zjarrfikëse janë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit ato e kanë pasur të pamundur të afrohen për të lokalizuar flakët. Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se zjarri ka rënë në disa kallamishte në një zonë kënete. Sipas policisë, flakët ndodhen larg zonës së banuar. Gjithashtu nuk rrezikohet asnjë hotel apo restorant në zonë, apo edhe pushues. I vetmi shqetësim për këta të fundit ka qenë një re e madhe tymi e cila ka përfshirë të gjithë zonën turistike duke i bezdisur ata. Ky është zjarri i parë në këtë zonë për këtë sezon. Një vit më parë, në zonën Orikumit dhe të Dukatit u shkaktuan disa vatra zjarri, afër qendrave të banuara duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Mbrëmë gjer vonë zjarrfikëset kanë punuar për lokalizimin e flakëve në afërsi të Orikumit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›