Elbasan, vetëvritetnë banesë 52 vjeçari
ELBASAN- Një person është vetëvrarë me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan. Burime nga policia bëjnë të ditur se Rustem Liçi, 52 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri të tipit pushkë rreth orës 9.30".
Mësohet se babai i tre fëmijëve është gjetur nga i biri, i cili ka sinjalizuar policinë për ngjarjen. Dyshohet se shkak i vetëvrasjes së tij ka qenë gjendja e rëndë psikologjike, e krijuar për shkak të kushteve ekonomike.
Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
(e.n/BalkanWeb)