E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Ayala: Keqardhjepër mungesën evullnetit nga qeveria

NEW YORK-  Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala ka reaguar sot për situatën politike në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, Ayala shprehu keqardhje për mungesën e vullnetit për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

“Shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga ana e qeverisë në gjetjen e një kompromisi midis palëve.”, theksoi Ayala.

Ndërsa nënvizoi se Internacionalja Socialiste kishte pritshmëri për gjetjen e një zgjidhje që kur ai vizitoi Tiranën herën e fundit, Ayala u shpreh se cështja e Shqipërisë është në axhendën e Internacionales Socialiste.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›