Elbasan, zihet me kunatën, i korr grurin e papjekur
Një 62 vjeçari i pret kunatit tubin e ujit, ndërsa ky i fundit i korr pa u pjekur rreth 200 metra katrore të mbjellë më grurë. Ngjarja groteske ka ndodhur rreth orës 21:00, të natës së martë në fshatin Mollagjesh të komunës së Fubarit, rreth 40 kilometra larg qytetit. Sipas burimeve zyrtare të policisë ka filluar procedimi penal në ngarkim të 65 vjeçarit, Riza Alla dhe 62 vjeçares Zyra Alla, të dy nga fshati Mollagjesh.
Procedimi filloi për 65 vjeçarin Alla, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar duke e prerë e rrëzuar për tokë rreth 200 metra katrore grurë të mbjellë në parcelën e 62 vjeçares Alla, ku vlera e dëmit të shkaktuar është rreth pesëdhjetëmijë lekë të reja. Po në të njëjtën orë ka nisur edhe procedimi ndaj 62 vjeçares Zyra Alla, pasi ajo i ka prerë me thikë tubin plastik të furnizimit me ujë, vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet në rreth njëzetmijë lekë të rinj. Mësohet se dy të proceduarit janë në marrëdhënie kunat-kunatë mes njëri-tjetrit.