Kryebashkiaku i Durrësit përuron një rrugë të re në Shkozet
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar rrugën tek nënstacioni në Shkozet. Kjo rrugë është rikonstruktuar me një fond të Bashkisë së Durrësit me një vlerë prej 14 767 880 lekë. Sipërfaqja e punimeve është 2704 metër katror dhe gjatësia e kësaj rruge është 500 metra. Kryebashkiaku Dako ëshët shprehur se përmirësimi i infrastrukutrës së qytetit është një prioritet i Bashkisë së Durrësit: Ky përmirësim i infrastrukturës në Durrës padyshim që është prioritet aq sa mund tëthem se 50 % e buxhetit të 2009 shkon në përmirësimin e përgjithshëm infrastrukturoir të qytetit.
Ashtu si kjo rrugë në ditët në vazhdim nbe do të përurojmë edhe 15 objekte të tjera infrastrukturore si rrugë, kuartalle etj pasi ky përmirësim i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Në kemi parashikuar dhe kemi filluar punën edhe në shumë objekte të tjera rrugore ku mund të përmend investimin prej 40 milion lekësh në rrugën Taulantia,rrugën Kristaq Rama 20 milionë investim i bashkisë ,rrugën Koco Kazanxhi,Neki Libohova 60 milionë ,te FNSH-ja Shkozetit 20 Milion ,rruga e centralit elektrik 20 milionë ,dy rrugë me vlerë të përbashkët prej 40 milionësh në plazh,rruga e Spitallës 30 milion etj. Në këtë përurim merrnin pjesë edhe disa nga kandidatët për deputetë të Durrësit si Klodiana Spahiu, Edison Konomi, Ledion Lako etj.