Topalli-Krasniqi: Bashkëpunimi ndërparlamentar, thelbësor
TIRANE - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotin Jakup Krasniqi.
Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se në takim u vlerësua niveli dinamik i bashkëpunimit mes dy vendeve. Topalli e Krasniqi theksuan domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik.
Dy kryetarët e Kuvendeve ndanë mendimin e përbashkët se komisionet parlamentare kanë një rol thelbësor në reformat legjislative, në arsim, ekonomi, turizëm etj. Ndaj dhe është koha që bashkëpunimi reciprok mes delegacionesh parlamentare të forcohet edhe më tej me një axhendë konkrete takimesh edhe më të shpeshta.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se do të ishte një kënaqësi për të dhe për qytetarët e Kosovës një vizitë e afërt e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, ftesë që zonja Jozefina Topalli e priti me kënaqësi të veçantë, duke premtuar se do të jetë në Kosovë, në një kohë sa më të afërt.
(er.nu/BalkanWeb)