Berisha: Shqipëria dhe Izraeli, marrëdhënie politike të shkëlqyera
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha iu drejtua sot me një fjalë, Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizate ku bëjnë pjesë ish diplomatë izraelitë, njoftoi zyra për shtyp e Kryeministrisë. Takimi, i nisur për nder të vizitës së Kryeministrit Berisha pati si temë “Të drejtët mes kombeve - Historia e miqësisë së Shqipërisë me hebrenjtë dhe shtetin hebre”.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u fokusua në marrëdhëniet mes dy kombeve, ku theksoi se shqiptarët dhe izraelitët kanë të përbashkët faktin që janë ndoshta ndër kombet më të vjetra në këtë planet.
“Marrëdhëniet tona në histori nuk janë aq të pasura, por kurdo që janë takuar kombet tona, janë takuar si kombe mike. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj holokaustit nuk është rastësor. Kohë pas kohe, valë njerëzish që shpërnguleshin, që vinin nga vendet europiane gjetën strehë dhe jetuan në paqe dhe harmoni me shqiptarët", tha Kryeministri.
Kryeministri Berisha shprehu bindjen se Shqipëria mund t’i ofrojë investitorëve izraelitë, mundësi dhe potenciale të mëdha. “Qëllimi im kryesor në këtë vizitë është të punoj me qeverinë izraelite për të çuar bashkëpunimin ekonomik në të gjitha fushat, në nivelin e marrëdhënieve politike, të cilat janë të shkëlqyera”, tha ai.
"Jam i gëzuar që disa kompani izraelite po tregojnë interes të madh për të punuar në Shqipëri. Ashtu si Izraeli, Shqipëria është e vogël në hartë, por është një vend me potenciale të jashtëzakonshme. Ne mund të bëhemi dhe do të bëhemi një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon. Ne jemi një vend i pasur në ujëra, do të ndërtojmë më shumë se 443 hidrocentrale, një nga më të mirët do të ndërtohet nga Telemenia. Kompani të tjera izraelite janë mëse të mirëpritura të marrin pjesë në këtë rrugë të gjelbër të zhvillimit të vendit tim", tha Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha-Huldai: Bashkia e Tel Aviv-it bashkëpunim me atë të Tiranës