Elbasan,arrestohet për vjedhje 45 vjeçari

Një 45 vjeçar me profesion shofer i firmës turke "Kurum International" u arrestua në flagrance, ndërsa është shpallur në kërkim kolegu i tij, pasi tentuan të grabisnin materiale në firmën ku punonin. 45 vjeçari P. Llazari, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Xhani, me mjetin tip kamion me targa EL 2850 C, në pronësi të firmës turke "Kurum International", kanë ndaluar në një rrugë të vjetër dhe kanë hedhur nga ngarkesa e kamionëve të tyre nga katër fije hekuri FI 16 me gjatësi 12 metra, me qëllim grabitjen e tyre. Policia tha se ata u diktuan nga përgjegjësi i firmës turke