Vlorë,eksploziv në një lokal, të panjohura motivet
Persona të paidentifikuar vendosën në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi lënde eksplozive në një lokal në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar dëme të konsderueshme materiale. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lokalin e shtetasit, P.Stefa, që ndodhet në zonën bregdetare, përgjatë rrugës Skelë- Uji i Ftohtë, në afërsi të Akademisë së Marinës. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në fasadë dhe brenda lokalit, që është në katin e parë të një pallati 9- katësh. Motivet e këtij krimi ende nuk janë saktësuar, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona. Vetë pronari i lokalit, arkitekt i njohur në qytet, është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë, ndërkohë që ka pohuar se e ka dhënë me qera lokalin e vet.