E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry mund ta ngrejë trofeun

Kapiteni i Chelseas, John Terry do të lejohet të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve nëse skuadra e tij mposht Bayern Munichun në finalen e 19 majit, ka konfirmuar UEFA për BBC Sport.

Terry është i suspenduar pas përjashtimit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Barcelonës.

Por, ai duhet ta përcjell takimin nga tribunat së bashku me të suspenduarit e tjerë, Raul Meireles, Ramires dhe Branislav Ivanovic, mirëpo mund të zbres në fushë për ta ngritur trofeun në rast të fitores së Chelseas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›