E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani drejt“humnerës”, Tiranabarazon sërish pa gola

TIRANE- Elbasani duket me një këmbë në Kategorinë e Parë, pas disfatës 4-0 të pësuar në “Rruzhdi Bizhuta” përballë Vllaznisë. Takimi i javës së 21-të ka konfirmuar krizën e verdhebluve, që nga ndeshja në ndeshjet duket se nuk mendojnë për Superligën.

Takimi me shkodranët ka qenë një nga më të dobtit për ekipin e Karishik, që ka pësuar 4 gola, duke mos treguar asgjë në fushë. Madje, Vllaznia mund të kishte realizuar sa herë të donte në portën e Elbasanit, që mbetet në kuotën e 12 pikëve, 10 nga zona e plejautit.

Ndërkohë, me fitoren në Elbasan Vllaznia është ngjitur në kuotën e 38 pikëve, 1 më pak se Skënderbeu, që të hënën do të presë në shtëpi Flamurtarin.

Në takimin tjetër të luajtur sot, Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Shkumbinit. Për bardheblutë, ky ishte barazimi i katërt radhazi me rezultatin 0-0, ç’ka tregon se ekipi kryeqytetas vuan shumë në gjetjen e golit.

Në ndeshjen me Shkumbinin, Tiranës i mungonin një pjesë e mirë e titullarëve, ndërkohë që ky barazim e lë atë 5 pikë larg vendit të tretë që të çon në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›