“Tragjedi” për Romënhumb edhe pse kryesoi 3-0
ROME- Roma i është përgjigjur kontestimit të tifozëve në Trigoria, duke shpalosur një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar në “Marassi” përballë Xhenoas. Verdhekuqtë kanë krijuar raste pafund, kanë shpërdoruar shumë dhe në fund janë mundur 4-3, ndërkohë që ishin duke kryesuar 3-0.
Një tragjedi shekspiriane për skuadrën e Klaudio Ranierit, kriza e së cilës duket se nuk ka fund. Sikur të mos mjaftonin mungesat e Vuçiniç, Adrianos, Rosit, Kasetit e De Rosit, Roma ka humbur edhe Perrotën në minutën e 8-të. Mekses e Burdizo shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërkohë që pas 6 minutash nga e dyta, Toti e çoi ndeshjen në 3-0.
Xhenoa nuk dorëzohet dhe shkurton një minutë më pas me Palasion, ndërsa Paloski e çon ndeshjen në 2-3 në minutën e 68-të. Palasio barazon shifrat në minutën e 74-t, ndërkohë që Françesko Toti gabon në mënyrë fatale me portën e boshatisur, duke goditur Krishiton në trup. Makthi i Romës nuk ka fund, sepse 4 minuta para fundit, Paloski shënon edhe golin e katërt. Një humbje e rëndë për verdhekuqtë, e katërta radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve. Skuadra kryeqytetase duket e dorëzuar dhe e pafuqishme për të bërë diçka në këto momente.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)