Milani, fitore dhe polemika, kuqezinjtë i falen Patos
MILANO- Milani ka fituar 2-1 në transfertë kundër Kievos, duke ruajtur diferencën me ndjekësit dhe sidomos me Interin. Në një ndeshje tepër të vështirë, përballë një skuadre që duket e pamposhtur në shtëpi, kuqezinjtë i janë falur dyshes braziliane Pato-Robinjo. Me një Ibrahimoviç të lodhur dhe nën nivelin e tij të zakonshëm, skuadra e Alegrit e ka patur tepër të vështirë të thyejë Kievon, e cila edhe këtë herë tregon se mbetet një “kockë” e fortë me ekipet e mëdha. Ndeshja është zgjidhur në sajë të talentit të Aleksandre Patos, që 8 minuta para fundit, atëherë kur dukej gjithçka një makth, ka arritur të realizojë golin e fitores. Përsa i përket ndeshjes, ajo nisi me dy skuadra tepër të kujdesshme, sidomos Kievo, që dukej se e kishte studiuar mjaft mirë kundërshtarin. Në minutën e 25-të, Milani gjen avantazhin.
Kasano kroson nga e djathta për Ibrën, ky ul me kokë për Robinjon dhe braziliani barazon, pas një kontrolli të dukshëm me dorë. Kievo “xhindoset”, por arbitri nuk ndryshon vendim. Pas golit, Milani ka lëshuar shumë terren, ashtu siç ka ndodhur rëndom këto javët e fundit. Në këtë mënyrë, Kievo ka gjetur barazimin me Gelson Fernandez, çerek ore nga nisja e pjesës së dytë.
Pasi i shpëton Merkelit, ai arrin të godasë me kokë duke realizuar. Alegri më pas fut Paton për Kasanon, një lëvizje që rezulton decizive. Braziliani merr një top në hyrje të zonës, shamng Moreron e Rigonin dhe mposht me goditjen e tij Sorrentinon. Në fund, një karton i kuq edhe për Bostjan Sezar. Por, goli i shënuar nga Robinjo ka qenë ai që ka bërë të shpërthejnë polemikat mes skuadrave.
“Pata sensacionin se Robinjo e preku me dorë, por gjithsesi, fitorja ishte e merituar. Ndaj Çezenës na u mohua kot një gol, sepse arbitri mendoi që Pato e preku me dorë, por nuk ishte kështu. S’di ç’të them, brazilianët i bëjnë këto lloj stopimesh”, tha Alegri. E menjëhershme përgjigja e teknikut të Kievos Stefano Pioli: “Milani na shënoi në zbritjen e parë dhe me një gol të çuditshëm. Prekja me dorë ishte e dukshme. Ai gol ndikoi shumë, sepse ne harxhuam energji fizike dhe mentale për të barazuar”, u shpreh Pioli.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)