E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani i qëndron traditës në Ditën e Verës

Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kanë nisur aktivitetet në qytetin e Elbasanit, me rastin e Ditës së Verës. Karnavalet e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme kanë filluar veprimtaritë për Ditën e Verës. Të inkuadruar në kolona rreshtore hipur mbi karroca të zbukuruara, qindra fëmijë kanë qenë pjesë e dekorit të festës tradicionale, me veshjet e tyre, këngë e parulla kundër ndotjes, paqes dhe lumturisë. Kompania AMC ka organizuar një koncert artistik-kulturor për fëmijët në sheshin para kalasë së qytetit. Edhe të ardhurit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nuk kanë harruar te shijojnë edhe një nga specialitetet e kësaj dite, ballokumen, ku gatimi i kësaj ëmbëlsire ka një mister për nga mjeshtëria. Qytetarë të ndryshëm kanë preferuar që drekën e Ditës se Verës ta shijojnë në natyrë, në periferi të qytetit si dhe në lokale, të cilët kanë ofruar specialitetin e tavolinës elbasanase siç është gjeli i detit, dhe mishi i qingjit të pjekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›