Kamza me dhjetë lojtarë merr një pikë në Sarandë
Butrinti – Kamza 0-0
Formacioni i Butrintit: Demi, Xhuvani, Xhibro, Alzeneli, Dalipaj, Rapa, Gjoka ( Papa 46′), Muço, Dorti (Nelaj 57′), Kola (Batha 72′), Osmani. Trajner: Andrea Bedini
Formacioni i Kamzës: Bytyçi, Tafaj, Kapaj, Muça, Beqiri, Xhemalaj ( Blloku 33′ – Mehmeti 82′), Ruço, Ishka, Kaloti (Selimaj 32′), Përnezha, Maho. Trajner : Sajmir Malko
Gjyqtarë: R. Sadiku, A. Mahmuti, E. Gançi, ( Kolegjiumi i Elbasanit) R. Shosha (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Muço 80′, Rapa 89′ / Kapaj 80′, Bytyçi 83′
Karton i kuq : Muça 2′
Skuadra e Butrintit dhe Kamzës ndanë nga një pikë në përballjen e tyre në Sarandë, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë. Në këtë ndeshje Kamza luajti praktikisht me 10 lojtarë gjatë gjithë ndeshjes, pas daljes me të kuqe të Muçës në minutën e dytë. Skuadra sarandjote nuk e shfrytëzoi siç duhet supremacinë në fushën e lojës, ku nuk arriti ë shënojë golin që do ti jepte fitoren e parë në kampionat. Skuadra e Kamzës tregoi se nuk e ka humbur ende petkun e skuadrës së Superligës, pasi e nis me një pikë të çmuar, nga vetë rrethanat se si u arit kjo pikë ndaj Butrintit, ndaj të cilit luajti me dhjetë lojtarë.
Trajneri i Butrintit, Andrea Bedini: Nga kjo sfidë prisja më shumë se një barazim, pasi patëm disa raste mjaft të mira për të shënuar, por gjithsesi nuk mund të mohoj edhe faktin se sot (dje) luajtëm kundër një skuadre cilësore. Kam bindjen se periudha e ndërprerjes prej 2 javësh do të na shërbejë për të rikuperuar dhe përmirësuar ato defekte që u vunë re gjatë sfidës me Kamzës.
Trajneri i Kamzës, Sajmir Malko: Si fillim dua të falënderoj të gjithë lojtarët futbollistët e mi për lojën e zhvilluar, ku edhe pse nuk arritëm të merrnim rezultatin maksimal, përsëri jam i kënaqur nga forma që ata treguan gjatë ndeshjes së sotme(djeshme). Ndëshkimi me karton të kuq të Muçës që në fillim të takimit, padyshim që na dëmtoi shumë. Mendoj se në ndeshjet që do të zhvillojmë gjatë këtij kampionati do të tregojmë një performancë më të mirë, e cila do të vijë në rritje.
