E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani mund Partizanin, Bylis konfirmohet pretendent

Autori i Lajmit: Redaksia
U luajtën 7 nga 8 ndeshjet e javës së dhjetë të kategorisë së parë, të cilat ruajtën kreun e renditjes, që mban emrin e duetit Bylis-Elbasani, ndërkohë që më poshtë gjërat kanë ndryshuar disi. E konsideruar si kryendeshja e kësaj jave, për vetë emrin e dy skuadrave, të cilat edicionin e kaluar ishin pjesë e superligës, Elbasani-Partizani dhuroi mjaft emocione. Por, ajo që është më e rëndësishmja në futboll, fitorja, u buzëqeshi verdhebluve vendas, që në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” triumfuan ndaj të kuqve. Plot 5 gola u shënuan në këtë sfidë, 3 për vendasit dhe dy për miqtë, ndërkohë që nuk mungoi as kartoni i kuq, dhënë për kapitenin e miqve, Luan Pinari. Nga ana tjetër, në Cërrik, Bylisi i vendit të parë nuk e ka ndalur ritmin, pasi ka fituar 1-0. Në këtë mënyrë, ballshiotët duken pretendentët më seriozë e kryesorë të kësaj kategorie, për të fituar të drejtën e ngjitjes në superligë. Partizani ka humbur mjaft terren, në raport me kryesuesit, ndaj detyra e tij, për t’u rikthyer mes më të mirëve, jo vetëm është e vështirë, por duket një “mision i pamundur”, po të kemi parasysh se vuan edhe krizën e thellë financiare, pa të cilën nuk mund të bëhet as merkato në janar. Fitore të thellë ka regjistruar sërish në shtëpi Ada e Velipojës, 5-1 ndaj Sopotit, ashtu sikurse Lushnja ndaj Gramshit. Në mënyrë telegrafike, ja pasqyra e plotë e ndeshjeve të javës së dhjetë të kategorisë së parë, luajtur të shtunën, me përjashtim të sfidës Pogradeci-Skrapari, që do të luhet të hënën në Korcë, për shkak se stadiumi pogradecar është në rikonstruksion e sipër.

KATEGORIA PARE, JAVA 10

Dje

KAMZA-BILISHTI 1-0

LUSHNJA-GRAMSHI 3-0

ELBASANI-PARTIZANI 3-2

MEMALIAJ-BURRELI 0-0

BESELIDHJA-LUFTETARI 3-1

ADA-SOPOTI 5-1

TURBINA-BYLIS 0-1

Nesër

POGRADECI-SKRAPARI

Renditja Java 10

1 Bylis 10 24
2 Elbasani 10 23
3 Lushnja 10 19
4 Luftëtari 10 15
5 Pogradeci 9 15
6 Kamza 10 15
7 Ada 10 15
8 Partizani 10 14
9 Besëlidhja 10 12
10 Burreli 10 11
11 Gramsh 10 10
12 Turbina 10 10
13 Sopoti 10 10
14 Bilisht Sport 9 10
15 Skrapari 9 8
16 Memaliaj 10 7

Ky lajm është publikuar: 08/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›