Totenham mposht Sanderlendin e Canës, sot Çelsi-Mançester
Autori i Lajmit: Redaksia
Totenhem Hotspur ka shënuar një fitore 2-0 përballë Sandërlendit të Lorik Canës, i cili nuk luajti në këtë ndeshje për shkak të pezullimit (kartonave), për t’u pozicionuar në vendin e katërt në tabelë. Robbie Keane (12’) dhe Tom Huddlestone (68’) shënuan golat për fitoren e pastër të vendasve, në takimin e zhvilluar në Ëhite Hart Lane. Duke qenë se Manchester City barazoi 3-3 kundër Burnleyt, Tottenhami ngjitet në vendin e katërt.
Sot titanët në fushë
Çelsi dhe Mançester Junajtid do të përballen sot në kryendeshjen e javës së 12-të të Premier Ligës Angleze. Pas 3 vitesh dominimi absolut, Mançesteri shkon në Londër jo si favorit përballë ekipit të drejtuar nga Karlo Ançeloti. Blutë e Londrës janë rikthyer në kohët e tyre të arta, duke mbajtur vendin e parë pas 9 fitoreve dhe vetëm 2 humbjeve. Mungesa e madhe për “Djajtë e Kuq” do të jetë ajo e mbrojtësit Rio Ferdinand. Trajneri Ferguson, që të premten mbushi 23 vjet në stolin e Junajtid, deklaroi se ekspertët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë natyrën e dëmtimit të Ferdinand në pulpë. “Nuk e dimë saktësisht se çfarë lloj dëmtimi ka pulpa e tij, - tha skocezi në një konferencë për shtyp. – Zakonisht këto dëmtime zgjasin vetëm 2-3 javë, por ai nuk po tregon asnjë shenjë përmirësimi megjithëse ka 2 javë që nuk luan fare”, - shtoi Ferguson. Për Mançesterin janë rikthyer gjithashtu Nemanja Vidiç dhe Darren Fleçer, që nuk luajtën kundër CSKA Moskës në mesjavë. Ferguson vlerësoi gjithashtu edhe trajnerin Karlo Ançeloti, që sipas tij ka sjellë një eksperiencë të madhe të Angli.
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009