E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri Seferi me trajner të ri

"Tajsoni shqiptar" Nuri Seferi është duke u përgaditur për luftën e 3 majit ku do të mbrojë titullin GBU dhe dëshiron që të shkëlqejë në ring. Seferi njofton se para disa ditësh ka vendosur të punojë me një trajner të ri.
Bëhet fjalë për gjermanin Mario Schiesser i cili ka qenë boksier profesionist i peshave të rënda nga viti 1990 deri më 2003. Schiesser ka zhvilluar më shumë se 49 duele në ringun profesionist dhe kulmin e ka arritur në vitin 1998 kur ka luftuar për titullin e Evropës kundër ukrainasit Vitali Klitschko.
Seferi për duelin e radhës do të boksojë kundër një boksieri që është i renditur mirë në ranglistat botërore dhe dëshiron që kështu të kaloj sa më shpejt në TOP 15-shen e botës.
Në mbrëmjen e 3 majit do të paraqitet në ring edhe vëllai i Nuriut, Sefer Seferi i cili do të zhvillojë luftën e tretë profesioniste.

(Albanianboxing.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›