E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani, presidenca në bisedime me tre futbollistë, pritet rikthimi i Ilirjan Mërtirit

Nga ELTON KARAJ

Elbasani po vazhdon zhvillimin me intensitet  të plotë të fazës përgatitore në kompleksin sportiv Shefqet Lamçja. Stafi teknik po bën një punë mjaft të mirë në drejtimin e skuadrës në këto përgatitje. Ndërkohë që presidenti Arben Laze po përpiqet të arrijë akordin me disa futbollistë cilësorë për ta kompletuar ekipin me elementët e nevojshëm. Mësohet se bisedimet kanë nisur me një sulmues dhe dy mbrojtës, të cilët mund ti bashkohen shumë shpejt kontingjentit të drejtuar nga trajneri File. Emrat e tyre nuk bëhen me dije, por në ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth identitetit të tyre. Pas afrimit të mesfushorit Klevis Roshi dhe rikthimit të Endri Dalipit, pritet që organikës ti shtohen edhe blerje të tjera. Ditët e fundit në seancën stërvitore janë parë edhe disa lojtarë të rinj, që sipas burimeve brenda klubit janë nga qyteti i Shkodrës. Verdheblutë po kërkojnë të ndjekin edhe një politikë tjetër në këtë merkato, duke kërkuar, që për këtë sezon të huazojë edhe lojtarë nga ekipe të  ndryshme që janë në Superligë. Gjithsesi, kjo gjë pritet të jetë në plan të dytë, pasi po synohet që të afrohen futbollistë me peshë, në mënyrë që të mos e diskutojë rikthimin në Superligë këtë sezon. Nga burime pranë skuadrës, te verdheblutë mësohet se është pranë rikthimit, mbrojtësi Ilirjan Mërtiri, i cili do të ishte një përforcim i duhur për Elbasanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›