Tirana rimerr kreun pas fitores në Kavajë
Kavajë - Skuadra e Tiranës është ngjitur përsëri në krye të klasifikimit pas fitores së arritur në Kavajë kundër Besës me rezultatin 3-1. Me këtë trepikësh ata ngjiten në krye me 39 pikë, duke përfituar edhe nga barazimi i Vllaznisë në Elbasan.
Golat për kryeqytetasit i shënoi Xhafaj në minutën e 29-të, Agolli në të 55-tën dhe Memelli në minutën e 75-të. Për Besën pati barazuar përkohësisht Mihani në minutën e 45-të.
Tirana pas 20 javësh ka arritur të marrë 11 fitore, 6 barazime dhe ka pësuar 3 humbje, duke grumbulluar në total 39 pikë. Besa mban vendin e pestë me 29 pikë, duke arritur të marrë 8 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje.