E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani, sheshi ku folkloristët brenda dhe jashtë kufijve nisin vallen tradicionale mbarëkombëtare

18 grupe popullore, pjesëmarrëse në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Qytetare 


Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, në Elbasan është festival i këngëve popullore qytetare mbarëshqiptare, që zhvillohet në muajin mars. Ky festival është një tribunë e këngës popullore qytetare, tek e cila ndërthuren harmonishëm elementet tradicional të trashëguar dhe elementet e rinj të orkestracionit, interpretimit, etj, të cilët i japin asaj freskinë dhe dinamizmin e kohëve që po jetojmë. Këtë vit ky festival mbërrin në edicionin

e tij të dhjetë, i cili do të zhvillohet nga data 12-13 mars. Këtë vit në këtë eveniment të këngës popullore qytetare sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, z. Esat Ruka priten të marrin pjesë 18 grupe popullore, dhe një pjesë e tyre do të jenë dhe nga kufijtë jashtë Shqipërisë. E ndërkohë që ky do të jetë dhe evenimenti më i madh i traditës folklorike kombëtare që do të zhvillohet në këtë qytet, duke sjellë një atmosferë të bukur gjatë ditëve të zhvillimit të tij. Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, në Elbasan përkon edhe me fillimin e stinës së pranverës, e cila siç dihet, festohet në mënyrë karakteristike në qytetin e Elbasanit. Për këtë arsye ky takim i këngës popullore është edhe një element më rëndësi për gjallërimin e jetës kulturore elbasanase. Gjithashtu, në takim secili grup do të shpalosë vlerat artistike të zonës që përfaqëson, dhe juria ndan çmimet në grupet më të talentuara. Më këtë rast dalin në pah dhe vlerat më të spikatura të interpretuesve dhe ekzekutuesve më të rinj të këngës popullore qytetare Shqiptare. Ndërkohë që gjatë këtij viti veç festivalit të Elbasanit do të zhvillohen dhe katër festivale të tjerë të këngës popullore. Festivalet Folklorike Kombëtare janë veprimtaritë, të cilat sjellin vlerat më të bukura të folklorit shqiptar. Më performacat e tyre artistike këta festivale tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve artistike-kulturore, që zhvillohen në vendin tonë, të cilët janë përcjellës të traditës dhe kulturës shqiptare. Në vendin tonë këto festivale padyshim që mbartin pjesën më të bukur dhe më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Esat Ruka drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike shpjegon se 5 janë festivalet që QKFV do të organizojë gjatë vitit 2010. Drejtori i kësaj qendre, i cilëson këto aktivitete si tepër të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë sonë shpirtërore folklorike. Ai tregon se ashtu si dhe vitin e kaluar për 5 festivalet folklorike që priten të zhvillohen gjatë këtij viti është akorduar një buxhet prej 8 milion lekësh të reja. Sipas tij kjo shumë, duke bashkëpunuar dhe me bashkitë arrin që të plotësojë zhvillimin e festivaleve, megjithatë sipas tij gjithmonë asnjëherë buxheti nuk është i mjaftueshëm. Ndërkohë që një vit më parë edicioni i nëntë i këtij festivali u zhvillua në qytetin e Shkodrës. Edicioni i 9-të i Festivalit të Këngës Popullore Qytetare, u zhvillua në këtë qytet, ku për herë të dytë bëhet qyteti mikpritës i artistëve popullore, kjo falë rregullit që ka miratuar Ministria e Kulturës, që në vitin 2006, sipas të cilit festivali zhvillohet vitin tjetër në qytetin e vendit fitues. Për dy net me radhë rreth 10 trupa përfaqësuese të qyteteve me traditë ishin në skenë për publikun, duke përcjellë vlerat më të mira folklorike.

5 festivalet që priten të zhvillohen gjatë këtij viti:
-Festivali Folkloristik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan përgjatë datave 12-13 Mars
-FFKT i Valles Burimore, në Lushnjë, në datat 25, 26 dhe 27 Maj
-FFKT i Rapsodëve dhe Instrumentistëve në qytetin e Lezhës, në datat 23 e 24 Qershor
-FFKT i Sazeve, në  Korçës në datat 16 dhe 17 Gusht, ( gjatë ditëve të festës së birrës)
-FFKT i Iso-Polifonisë, në Vlorë në datat 24 dhe 25 Nëntor.

Nga Julia Vrapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›