Punëtorët e ndërtimit të autostradës Levan-Vlorë në protestë, 8 muaj pa rroga
kanë vendosur të ndalojnë punimet në autostradë dhe të protestojnë fuqishëm. Kemi 8 muaj pa marrë asnjë lekë dhe kjo nuk është e drejtë. Me se do ushqehemi, me se do ushqejmë fëmijët. Vetëm fëmijëve nuk u thua dot të presin sa të vijnë rrogat se buka nuk pret. Ne nuk kërkojmë milionat ,kërkojmë vetëm lekë sa për të mbajtur frymën gjallë, jemi hallexhinj. Nuk kemi, ka pohuar një punëtorë i kësaj rruge. Ndërkohë me punonjësit janë bashkuar edhe drejtuesit e kompanive nënkontraktojë që mesa duket kanë të njëjtin problem. Punëtorët kanë mëse të drejtë. Ne kemi pritur që të na sjellin rrogat, por firma nuk ka paguar asnjë lekë. Të gjithë punëtorët kanë punuar në ditë me diell ,në shi ,në të ftohtë dhe me të drejtë kërkojnë bukën e fëmijëve. Ne kemi bërë kërkesë me shkrim disa herë për të kërkuar lekët e punëtorëve, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje, ka deklaruar Përparim Gropa, sipërmarrës i punimeve. Mungesën e një përgjigjeje për pagat e kanë shfaqur si shqetësim edhe punëtorët. Ata tregojnë se kanë kërkuar shpesh të paguhen dhe për këtë nuk kanë marrë asnjë përgjigje, as pozitive dhe as negative. Por krahas protestës së ditës së martë, punëtorët theksuan se puna do të vazhdoj në ditët në vijim ndërsa shpresohet se do të mund ti marrin pagesat e prapambetura. Punëtorët e punësuar nga kjo firmë nuk e kanë herën e parë që protestojnë pasi nuk kanë mundur ta marrin rrogat e tyre. Vetëm në muajin Prill të vitit të kaluar rreth 110 punonjës u hodhën në protestë për këtë arsye.
O. Filka