E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e përmbytura në Shkodër, diskutime për rehabilitimin

Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile dhe partnerët kryesorë të komunitetit të donatorëve diskutuan mbi nevojat dhe mundësitë e financimit për përballimin e situatës së emergjencës civile që u shkaktua nga përmbytjet natyrore në qarqet Shkodër dhe Lezhë.Ndërtime argjinaturash, rehabilitim të sistemeve të ujësjellës kanalizimeve apo të shërbimeve të ndryshme publike vendore, si edhe projekte të rëndësishme u cilesuan si prioritare.

"është e rëndësishme që në hapin e parë të kryejmë rehabilitimin e
dëmeve dhe riaftësimin e zonës së prekur nga përmbytja. Por ndërkohë në
plan afatmesëm dhe afatgjatë qeveria Berisha synon kryerjen e veprave të
mëdha infrastrukturore publike, që jo vetëm do të mbrojnë Shkodrën nga
përmbytje si këto që ndodhën, por do të nxisin një zhvillim të
qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik të të gjithë Qarkut të Shkodrës", u
shpreh Ministri Basha.

Kreu i Delegacionit të Komisionit Europian Z. Helmut Lohan,
Zv.ambasadorja e OSBE Znj. Renate Hermans dhe Z. Manuel Montobio
Ambasador i Spanjës, vendit që kryeson Bashkimin Europian, vlerësuan si
mjaft të suksesshëm përballimin e fazës së parë të emergjencës civile
nga qeveria shqiptare.Ata  deklaruan se do të mbështesin pranë
institucioneve europiane financimin e projekteve që do të paraqiten nga
qeveria shqiptare për rehabilitimin e plotë dhe riaftësimin e zonës së
prekur nga përmbytja.Gadishmeri per mbeshtetje shpren edhe përfaqësueset
e Bankës Botërore dhe organizatave të OKB me seli në TiranëGjatë
takimit u vendos marrja në shqyrtim  e rreth 180 projekteve për
investime lokale të përgatitura nga vetë njësitë vendore të Qarkut të
Shkodrës.

Denada Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›