E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e Bares, avokati mbrojtës kërkon pushimin e çështjes

Avokati i Aldo Bares kerkoi pushimin e gjykimit per klientin e tij, pasi veprimet proceduriale te organit te akuzes jane te pavlefshme.Ne seancen e  rradhes gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, avokati Vladimir Meci, duke iu referuar nje vendimi i kolegjeve te bashkuara te Gjykates se Larte,qe vendosi pushimin e nje procedimi, per shkak te tejkalimit te afateve proceduriale te organit te prokurorise.

"Mosnjoftimi i vendimit per marrjen si te pandehur e Aldo Bares
eshte nje vendim qe bie ne kundershtim me nenin 34/1 te Kodit te
Procedures Penale, i cili parashikon 'mer cilesine e te pandehurit te
personit te cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit te
akzues, ne te cilin tregohen te dhena te mjaftueshme per marrjen si te
pandehur", beri te ditur Vladimir Meci, avokat i Aldo Bares.

Ndersa
avokati Meci kerkoi pavlefshmerine e veprimeve te prokurorise,i
pandehuri Aldo Bare,la sallen per shkak te problemeve shendetesore. Aldo
Bare akuzohet nga prokuroria si kreu i organiztaes kriminale e njohur
si Banda e Lushnjes. Krahas drejtesise shqiptare ai kerkohet edhe nga
disa vende per kryerjen e veprave kriminale ne territoret e tyre.

Denada
Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›