Schumi zbarkon në Hollywood

Pasi ka mbyllur karrierën e tij në botën e automobilizmit, në pritje se cili do të jetë roli i tij i ri te Ferrari, Michael Schumacher ka vendosur që t'i përkushtohet kinemasë. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 do të paraqitet në rolin e aktorit në filmin "Asterix", ku do të ketë përkrahë disa prej aktorëve të mëdhenj të Hollivudit.
Nuk është ende e qartë se cila do të jetë pjesa, të cilën do të luajë ish-piloti ferrarist po tashmë është zyrtarizuar pjesëmarrja e tij, në këtë projekt që do të realizohet nga kompania spanjolle "Città della Luce".
Kasta e aktorëve të roleve kryesore në këtë film, përfshin emrat e Gerard Depardieu, Jean-Claude Van Damme, Alain Delon, apo italianja Claudia Cardinale. Por, Schumi nuk do të jetë i vetmi nga bota e sportit në këtë projekt filmik, pasi përvec tij, do të ketë një rol edhe për ish-kapitenin e Kombëtares franceze Zinedine Zidane, një tjetër sportist i nivelit më të lartë që do të provojë botën e kinemasë.