Eleminimi i punës sëfëmijëve, Shqipëriamiraton udhërrëfyesin
TIRANE – Shqipëria do të marrë hapa konkrete për zbatimin e Udhërrëfyesit për arritjen e objektivit për eliminimin e punës së fëmijëve deri në vitin 2016.
Në prag të Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Organizata Ndërkombëtare e Punës-Projekti kundër Punës së Fëmijëve, (ILO- IPEC), Sindikatat e Arsimit, organizuan sot një takim, ku u diskutuan masat që duhet të merren nga institucionet për zbatimin e Udhërrëfyesit për eliminimin e punës së fëmijëve.
Udhërrëfyesi i miratur nga 80 vende të botës në Konferencën Globale për Punën e Fëmijëve në Hagë, mundëson përshpejtimin e progresit për arritjen e qëllimit, eliminimin e formave më të keqija të punës së fëmijëve deri në vitin 2016.
Qeveritë që kanë miratuar udhërrëfyesin e ri kanë përgjegjësi parësore të zbatojnë të drejtën e arsimimit për të gjithë fëmijët dhe elieminimin e formave të punës së tyre.
(e.n/ata/BalkanWeb)