Drafti i PE, Rama:Gati për kompromispër të mirën e vendit
TIRANE- Kreu socialist, Edi Rama flet për draftin e propozuar nga Parlamenti Europian për zgjidhjen e ngërcit politik, duke nënvizuar vullnetin e opozitës për kompromis , që sic tha ai, do ti hapë rrugën transprencës së zgjedhjeve.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët mesditën e sotme, kreu i socialistëve nuk pranoi të japë detaje mbi procesin e negociatave ndërsa tha se opozita është gati për zgjidhjen e situatës politike në të mirë të vendit.
“Ne jemi gati të merremi vesh për të mirën e vendit , për liberalizimin e vizave që nuk duhet të pengohet nga kutitë e mbyllura, për demokracinë” theksoi kryesocialisti.
Ndërkaq Rama i bëri thirrje kreut të qeverisë të pranojë krizën dhe të ulet në tryezë për të gjetur zgjidhjen e ngërcit që ka mbërthyer vendin prej 11 muajsh.
“E ftoj përsëri Berishën të dëgjojë zërin e arsyes, të pranojë krizën dhe të ulet për ta zgjidhur atë duke filluar nga transparenca” vazhdoi më tej kreu i opozitës.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera PE draft për krizën: Nëse nuk pranohet 'ngrijnë' vizat