Lezhë, efektivëte policisë dhurojnë gjak
LEZHE- Në kuadër të 14 Qershorit, Ditës Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, Kryqi i Kuq Shqiptar në Lezhë organizoi një seancë dy ditore të dhurimit vullnetar të gjakut.
Nismës së Kryqit të Kuq i është përgjigjur Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës. Efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës dhe të Komisariatit të Kurbinit kanë dhuruar “lëngun jetik” për përsonat që kanë nevojë për gjak, ndërsa pas tyre pjesë e kësaj nisme janë bërë efektivat e komisariatit të Rrëshenit dhe ata të Lezhës.
Sipas Kryqit të Kuq, fëmijët me hemofili dhe talasemi, të plagosurit në aksidente, ata që humbasin gjak gjatë operacioneve të ndryshme, si dhe përsona të tjerë me sëmundje të rënda gjaku kanë nevojë për këtë lëng jetik. Dhurimi vullnetar i gjakut mund t’u shpëtojë atyre jetën.
(e.n/News24/BalkanWeb)