E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elez Gjoza fiton Peshengritjen

Pritej një garë më e fortë, por në fund ndodhi ndryshe. Elez Gjoza fitoi garën për president të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ndaj kandidatit tjetër, Theodhor Masllavica, duke marrë 11 vota, ndaj 5 të rivalit. Ai pason ish-presidentin Esat Ademi, i cili vendosi të mos kandidonte në momentin e fundit.

Pati mjaft tension në fillim të procesit, pasi sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre deshën të ishin pjesëmarrës, por nuk u lejuan duke qenë në një sallë të vogël vetëm ata që kishin të drejtë vote, dy kandidatët dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës.

Pretendime pati edhe lidhur me vlefshmërinë e mandateve dhe të klubeve pjesëmarrës, ndërsa Endri Haxhihyseni përfaqësoi Tomorin në momentin e fundit, ndërsa pati kundërshtime për mandatet e lëshuara nga Dinamo apo Tirana. Gjithsesi, asgjë nuk ndryshoi.
Në përfundim, presidenti i zgjedhur rishtazi, Gjoza, tha fjalët e tij të para në post.

Po ashtu, presidenti bëri edhe dy propozime.
Shpresohet që peshëngritja të ndryshojë qasjen ndaj sportistëve dhe trajnerëve elitarë, me shumicën e këtyre të fundit që nuk ishin në procesin e votimit, ndërsa kanë pasur mjaft pretendime për mënyrën e punës së Federatës në të kaluarën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›