E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 kthehet ne Amerike

Pas pauzës 5-vjeçare, Formula 1 është kthyer në Çmimin e Madh të SHBA-së, në cirkuitin që ka kushtuar plot 400 milionë dollarë.
Gara në cirkuitin e Austin, e cila është e parafundit në Botërorin 2012, mund të jetë vendimtare në garën për titull, pasi piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, mund të triumfojë për të tretën herë radhazi.

Gara në Texas pritet ti sigurojë këtij shteti rreth 220 milionë dollarë të ardhura vetëm për një javë. Në hotele nuk ka më dhoma bosh, edhe pse çmimet janë trefishuar, të gjitha makinat me qera janë rezervuar, ndërsa nëse provon të prenotosh në një prej restoranteve më të mirë të qytetit të përcjellin me një të qeshur.

Për herë të fundit, një Çmim i Madh në SHBA është zhvilluar në vitin 2007 në Indianapolis, ndërsa Austin është pista e dhjetë amerikane që do të presë një garë të Formula 1.

Cirkuiti është emërtuar me mjaft kujdes dhe ndodhet në një vend, ku mund të arrihet me lehtësi nga ajri nga të gjitha pikat e SHBA-së, por edhe nga fansat e këtij sporti në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Pista e re është dizenjuar nga Hermann Tilke, i cili ka krijuar edhe cirkuitin “Buddh International” pranë Neë Delhi, Sepang-un në Malajzi dhe pistën e Shanghait në Kinë.

Cirkuiti ka ndryshime të dukshme në lartësi dhe disa pilotë janë shprehur entuziastë, duke e krahasuar me pista legjendare si ato në Suzuka apo edhe me Silverstone-in.

Duke qenë se kjo është një garë e re, pilotët e kanë studiuar pistën, duke ecur në asfalt apo duke bërë xhiro me biçikletë, në mënyrë që të kuptojnë më mirë pikat e shpejta dhe pjesët ku nevojitet kujdes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›