Eli Fara - Vetëm... por shpreson te dashuria
sonila merolliViti i ri ka nisur vrullshëm për Eli Farën ... Pas një hesh tjeje, të mbrojtur me fanatizëm, nga kampi i këngëtares më në fund vijnë lajmet e para, të cilat nuk janë assesi nga ato të zakonshmet. Nuk bëhet fjalë për një këngë, një klip apo syresh... Kësaj here përfaqësuesja e muzikës popullore korçare, ka lënë mënjanë serenatat, për të performuar “me tango dhe trëndafila.....” , nën petkun e balerinës 12 javë me radhë, në spektaklin “Të kërcesh me yjet”. Me tutu-të veshur, ajo na rrëfen se është futur “me mish e me shpirt” në sprovën e servirur në formë ftese, duke na prezantuar një Eli ndryshe. Pozicionin e ri e konsideron si një eksperiencë tejet impenjative, për të dhuruar performancën e duhur, pasi për Elin të kërcesh për t’u argëtuar është e pamjaftueshme...Nëse në planin personal çdo gjë shkon vaj, në jetën e saj private na pohon se ora i ka mbetur në vend, edhe pse beson pa kushte te magjia e dashurisë. Arsyeja?!Sigurisht nuk ka pengesa që lidhem me kohën apo detaje të këtij lloji, pasi luku i saj konkurron fare lehtë me atë të një 30- vjeçareje. Fajin ia atribuon vetvetes dhe dëshirës së papërmbajtur për t’u strukur në botën e saj, çka e rrezaton te kushdo që merr guximin t’i afrohet. Megjithatë, nuk i mungon dashuria e vajzës së saj Marinës, e teksa na flet për raportin nënë e bijë, sytë i shndrisin...* * *-Prej kohësh rezidenca jote është bërë Tirana. Arsyeja, vajza apo angazhimet me spektaklet e tua më të fundit?Prej vitesh jam më gjatë këtu sesa jashtë shtetit në SHBA, si për arsyet personale, për shkollën e vajzës, por edhe ftesat dhe kërkesat për punë janë po nga këtu, janë përmbledhur dhe i jam rikthyer kërkesave në Evropë.- Nga sa mësuam paraprakisht ju do të jeni një nga “yjet”që do të perfomoni në spektaklin “Të kërcesh me yjet”. Do të kërceni. Si e pritët ftesën? Deri më tani sa keni avancuar?T’iu them të drejtën, ftesën nuk e prita me ndonjë entuziazëm dhe në fillim më tmerroi, pata dhe vijoj të kem një ankth, nëse do të funksionoj apo jo në këtë gjini, s’di në do t’ia dal. Sigurisht është një përvojë e bukur, megjithëse provat e para ishin aq të vështira, sa nuk ka ku të shkojë. Më pas kur e përvetësoj një lëvizje sado e vogël më duket sikur e kam ditur gjithaherët, është vërtet interesante kjo eksperiencë nga të gjitha që kam përjetuar deri më sot. -E paskeni marrë shumë seriozisht rolin e balerinës. Jeni ndjerë e pakompletuar si këngëtare popullore?Një këngëtare e kompletuar duhet të jetë edhe balerinë pasi bota kështu funksionon, çdo gjë lidhet zinxhir, që nga inskenimi, koreografia bashkë me këngën dhe element të tjera. Të paktën jashtë, artistët marrin kurse për të bërë spektakël, gjë që te këngëtarët e rinj tek-tuk funksionon. është e nevojshme për çdo artist për të pasur edukatën e lëvizjeve bazë.-Eksperienca te spektakli “Dancing with the stars” nuk është thjesht një kurs kalimtar apo jo?Duke qenë se Enada ndjek punën e gjithë artistëve, për më tepër që më ka takuar partner Gerd Vaso, është një përgjegjësi akoma më e madhe. Duhet të mbledhësh gjithë forcat për t’ia dalë dhe unë këtë po përpiqem të bëj.-Deri më tani sa keni avancuar me lëvizjet?Mirë, por do të mundohem që atë çka kam mësuar ta paraqes mirë, pasi kjo është pjesa më e vështirë dhe më e përgjegjshme. -Vallëzimi i parë është tango sa pasionant aq edhe i vështirë. Mendoni se ju përshtatet tango teksa shihni veten në pasqyrat e sallës së provave?Mendoj se impresioni i Enadës që më ka zgjedhur mua për tango ndoshta ka qenë se Elit i shkon një tango. Për t’u përshtatur besoj se më shkon, por edhe nëse nuk jam objektive kam 12 vallëzime të tjera për të treguar veten.Më lart më përmendët se provat zgjasnin rreth 2 orë çdo ditë, rrjedhimisht edhe kalori të djegura...Në fillim nuk prisja se një eksperiencë e tillë do të ishte kaq shumë impenjative. Prova bëj çdo ditë, sigurisht kam lënë palestrën, pasi dy orë kërcimi i kapërcejnë orët e palestrës.-Lexuesit janë kureshtarë, fansat, sigurisht. Ndaj dhe do t’ju pyesim: ka ndonjë të re në jetën tuaj private që doni ta ndani me lexuesit e suplementit “Unë Gruaja”?Jo nuk ka asgjë të re në jetën private. Gjithë risitë lidhen me punën, që dua ta theksoj nuk janë hapa të vegjël, madje jashtë imagjinatës sime. Nuk prisja oferta të tjera, e të merresha kaq seriozisht dhe me përgjegjësi me fushën e artit. Shpresoj t’i çudis njerëzit.-Nëse bëni një “bilanc” por vitin që lamë pas?Në drejtimin profesional mjaftueshëm mirë. Kam pasur kërkesa pa fund, që janë parësore për mua. Në planin personal ka qenë një vit neutral, pa probleme shumë.-Vajza juaj Marina si po ecën me studimet? Marina, shumë mirë. është në vitin e fundit dhe ka provimet. Mund të them se jam e kënaqur pasi në drejtim të shkollës nuk kam pasur probleme, mëson vetë nuk ka nevojë t’i thuash të ulet e të studiojë. Ajo e di ç’bën dhe unë kam besim se e ka kuptuar rëndësinë e studimeve. Merreni vesh pa fjalë, nuk ka nevojë Marina për një mami me autoritet?Për shkollën po, pastaj ka gjëra që duhet të debatojmë dhe të ndajmë mendime të ndryshme. -Në pamje të parë jepni përshtypjen se keni një marrëdhënie sho-shoqe me vajzën tuaj. Si ka ndryshuar raporti juaj me kalimin e viteve? Ku puqeni dhe ku ndaheni?Tashmë Marina e kaloi adoleshencën, periudhë në të cilën nuk binin dakord për veshjen, tualetin e tepruar apo për ndonjë individ nga shoqëria që nuk më pëlqente. Ka kaluar ajo fazë dhe ajo është më e përgjegjshme. Si të thuash kemi rënë pak në qetësi, por roli i mamasë nuk ka ndryshuar. është përshtypje e gabuar, e vërteta është se nuk mund ta kesh vajzën shoqe. Mund të jetë disa çaste, për çështje të caktuara harron se jemi nënë e bijë dhe diskutojmë pa komplekse, por në të shumtën e kohës i kem rolet e ndara, unë jam mamaja dhe ajo vajza. Në fund të fundit është një gjë natyrale, pasi edhe sekretet nuk ua kemi treguar mamave, por shoqeve. E njëjta traditë vijon ende të ruhet në familjen tonë. Në fakt ngjasimi në karakter nuk na lejon t’i marrim njëra-tjetrës “kalanë nga brenda” kollaj”. -Si e sheh Marina eksperiencën tuaj si balerinë?Në fillim ajo u tmerrua dhe më tha lëre, mos e bëj, por pastaj e binda t’ më shihte gjatë provave dhe nëse nuk do të isha në nivelin e duhur, i premtova se do të hiqja dorë. Pasi më pa, fjalët e saj ishin “Ouu nuk e kisha imagjinuar që të kërceje kaq bukur, të imagjinoja ndryshe më pëlqen, mund të vijosh.-Ndërsa ju vijoni me angazhimet si balerinë e përgjegjshme, a ka ndonjë mëtues rrotull? Dhurata për Shën Valentin, prisni?Adhurues ka sa të duash , problemi është se unë nuk jam shumë entuziaste, nuk më pëlqen të jem e dukshme nëpër ambiente ku mund të takosh njerëz apo të frekuentoj klube nate, ku edhe t’u jap mundësinë të më afrohem. Jam totalisht në botën time, më intereson puna dhe më pëlqen t’i kaloj orët në qetësinë e shtëpisë sime. -çfarë muri keni vendosur për mëtuesit?Ndoshta nuk jam aty dhe për më tepër rrezatoj. Ndoshta nuk ka ardhur i duhuri apo unë se kam pikasur. Për më tepër unë besoj se një përjetim i tillë është magjik, nuk ndodh i stisur vjen spontanisht. Kur s’e pret mund të ndodhë. Sigurisht të gjithë presim të na ndodhë një magji e tillë, jo vetëm unë pres një përjetim të tillë. Unë besoj te dashuria.