E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eli Fara e Myfarete Laze me Ansamblin Kombëtar në Kretë



Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore niset drejt Kretës ku do të zhvillojë një turne 4 ditor (9-12 tetor ‘08) me koncerte në qytetet e Rethimnos, Hanion, Ierapetras (gurit të shenjtë) dhe në qendër të Kretës. Delegacioni pjesëmarrës do të përfaqësohet nga trupa e plotë e valleve dhe orkestrës së Ansamblit Popullor, me pjesëmarrjen e solistëve të tij Irini Qirjako e Sabahete Vishnja dhe artisteve të ftuara Eli Fara e Myfarete Laze. Programi është zgjedhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë duke pasur edhe numra të veçantë për çdo qytet ku do të ndalë kjo trupë. Drejtori i Përgjithshëm i TKOB-it dhe Ansamblit Kombëtar, Zhani Ciko shprehet se “Entuziasmi me të cilin bashkëatdhetarët tanë dhe miqtë greke po e presin vizitën e Ansamblit Popullor të Shqipërisë është shumë i madh.” Turneu ka për qëllim njohjen e traditave kombëtare folklorike mes dy vendeve dhe afrimin e forcimin e marrëdhënieve të mira të tyre.

8 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›