E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamela Anderson, nudo për “babain” e saj



E ka mbajtur premtimin dhe është zhveshur ashtu siç ka bërë më parë për revistën që e bëri të famshme. Pamela Anderson ishte shprehur se do të zhvishej për 82 vjetorin e Hug Hefner, babai i “lepurusheve” dhe që do t’i bënte publike fotot jo menjëherë pas festës por muaj më vonë. Dhe kështu ndodhi, për kënaqësinë e të gjithë fansave u bënë publike fotografitë e realizuara në prill.
Shumë persona mendojnë se gjatë këtyre muajve, Pamela ka përftuar për pubicitetin e tyre ne mbarë botën. Por ashtu siç kanë bërë të ditur shumë faqe interneti mes të cilave edhe “Entertainment Wise”, Pamela është shfaqur para ish-shefit vetëm me një palë këpucë me taka super të larta. Ajo ishte tërësisht e zhveshur, me një tortë në dorë, ku më pas ka improvizuar një kërcim sensual që i la pa fjalë të gjithë, madje edhe vetë Hefnerin. Tani, pas këtyre fotografive ata që do të mbeten pa fjalë janë miliona meshkuj, që ëndërrojnë një ditëlindje me të tillë surprizë.

Salma Hajek, një striptizëm të paparashikuar

Aktorja meksikane që sapo është ndarë nga i dashuri Francois-Henri Pinault, me të cilin ka një vajzë ka marrë pjesë në emisionin televiziv gjerman “Wetten Dass”, ku më shumë se kurrë është bërë protagoniste e një striptizmi. Por faji ka qenë i dekoltesë së hapur që nxorri në pah pothuajse gjithçka. Hajek me këtë rast ka kërcyer dhe ka bërë shaka derisa ndodhi ajo që nuk ishte parashikuar. Të gjithë filluan të qeshnin kur doli gjoksi i aktores. Ajo megjithatë nuk është shqetësuar, u tregoi të gjithëve se e kishte merituar çmimin “Anatomy Awards”, çmim ky që i dorëzohet aktores me gjoksin më të bukur të kinemasë. Të gjithë spektatorët gjermanë për disa minuta kanë humbur ftohtësinë që i karakterizon për të shijuar shfaqjen e nxehtë të aktores.

“Elle” nderon me cmim artistet e Hollivudit

Më të bukura se kurrë disa prej artisteve më të famshme Hollivudiane morën pjesë në edicionin e 15- të “Woman in Hollywood Tribute”, zhvilluar ne Los Anxhelos nga revista “Elle”. Evenimenti, i cili vlerëson arritjet e femrave në film nderoi aktore të tilla si Nikol Kidman, Hall Berri, Sigërnei Uevert etj. Ndryshe nga zakonisht divat në tapetin e kuq nuk diskutuan mbi veshjet apo dizenjatorët, por për ekonominë dhe politikën. Këngëtarja dhe aktorja Xhenifer Lopez si një grua në karrierë me një linjë të pasur veshjesh, parfumesh e aksesorë të tjerë, tha se shqtësimi i saj më i madh ishte kriza ekonomike.
Ndërkohë zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë aktualisht në mendjen e aktores Hall Berri e cila i bën apel njerëzve të votojnë. “Nuk më intereson se kë votojnë, por njerëzit duhet të kenë një zë. Mendoj se këto janë zgjedhje historike”,- tha Berri.
Duke zgjedhur të mos përfshihet në çështje politike, Nikol Kidman preferoi të mos fliste mbi mundësine e një zevendës presidenteje femër, Sara Palin. “Ju lutem,une jam australiane kështu le të përqendrohemi për arsyen pse kemi ardhur këtu sot”, tha Kidman.

Emi Uainhaus tenton të vetëvritet

Mediat britanike kanë njoftuar se këngëtarja Emi Uainhaus ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Uainhaus tani gjendet nën mbikëqyrje 24-orëshe nga familja dhe miqtë e saj pasi kishte dashur të godiste veten me thikë në gjoks. “Cili është qëllimi i jetës?! Nuk mundem më të jetoj”,- ka bërtitur këngëtarja. “Miqtë kanë arritur t’ia marrin thikën nga dora dhe aktualisht janë duke e mbikëqyrur. Emi nuk ndjehet mirë. Ajo tentoi të vetëvritej. Nganjëherë është mirë, nganjëherë keq, kur dëgjon diçka që nuk i pëlqen dëshiron të vrasë veten”,- ka thënë një shoqe e Emit.

8 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›