E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira: “Votoni për Obamën”



Superylli latin i muzikës pop, Shakira, ka kërkuar nga latinët amerikanë që të votojnë për Barak Obamën në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” i është shtuar listës së gjatë të të famshmëve që kanë mbështetur kandidatin demokrat për president. “Unë e mbështes Barak Obamën, sepse mendoj se ai është personi i duhur për t’i përfaqësuar SHBA-të. E ndjej në se ai mund të sjellë paqe dhe besim në SHBA”,- ka thënë këngëtarja kolumbiane.

Hethuei do të luajë bashkë me Xhoni Dipin

Aktorja hollivudiane An Hethuei do t’i bashkëngjitet aktorit Xhoni Dip dhe Helena Bonham Karter, për realizimin e adaptimit të regjisorit Tim Burton “Alice in Wonderland”. Mësohet se ylli i filmit “Devil Wears Prada” do të luajë rolin e Mbretëreshës së Bardhë, kundërshtares së Mbretëreshës së Kuqe, karakterit të Bonham Karter. Aktorja shumë pak e njohur australiane, Mia Vasikovska, do të luajë rolin kryesor të Alis, ndërkohë, Dip do të portretizojë karakterin e Mad Hater.Filmi i cili pritet të jetë i gatshëm në vitin 2010, do të kombinojë aksionin me animacion dhe do të jetë në 3D.

8 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›